Nafta, në nivelin më të ulët 7-mujor/ Për shkak të frikës së rritjes së kërkesës dhe pritjeve për rritjen e normave të interesit…

Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollar të mërkurën, në nivelin e tyre më të ulët që nga koha kur Rusia pushtoi Ukrainën, pasi COVID-19 po frenon importuesin kryesor, Kinën. Nga ana tjetër, pritjet për rritjen e mëtejshme të normave të interest nga bankat qendrore nxitën shqetësimet për një recesion ekonomik global dhe kërkesë më të ulët për karburant.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent, ranë 1,08 dollarë, në 91,75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor ra 1,20 dollarë, në 85,68 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës u tkurrën shumë pas së hënës pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tyre OPEC+, vendosën të ulin prodhimin me 100,000 fuçi në ditë në tetor.

Politika e rreptë e Kinës me zero-COVID ka mbajtur disa qytete nën izolim, duke frenuar lëvizjen dhe kërkesën për naftë në konsumatorin e dytë më të madh në botë.

Eksportet dhe importet e vendit humbën vrullin në gusht me rritjen që mungojnë ndjeshëm parashikimet. Importet e naftës bruto ranë 9.4% në gusht krahasuar me një vit më parë, pasi ndërprerjet në rafineritë shtetërore dhe operacionet më të ulëta në fabrika mes marzheve të dobëta kufizuan blerjen.

Investitorët po presin gjithashtu rritje të mëtejshme të normave të interesit për të frenuar inflacionin. Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë ndjeshëm normat në mbledhjen e së enjtes. Pas kësaj mbledhje, pritet takimi i Rezervës Federale në SHBA më 21 shtator.

Dollari arriti nivelin më të lartë në 24 vjet kundrejt jenit të mërkurën, pasi të dhënat ekonomike të SHBA përforcuan pikëpamjen se Rezerva Federale do të vazhdojë shtrëngimin e politikave agresive. Megjithatë, dhënia e një farë mbështetjeje për çmimet ishin pritshmëritë për inventarë më të shtrënguar të naftës në Shtetet e Bashkuara. Stoqet e naftës së papërpunuar në SHBA pritet të kenë rënë për të katërtën javë radhazi, me rreth 733,000 fuçi në javën deri më 2 shtator.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Energjisë, inventarët e naftës së papërpunuar në Rezervat Strategjike të Naftës të SHBA ranë me 7.5 milionë fuçi në javën deri më 2 shtator, në 442.5 milionë fuçi, më e ulëta që nga nëntori 1984.

SCAN