Myftiu Sytari: Nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën “Allahu Ekber”, per një vepër që e dënon Islami….

Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, flet nga hytbja e kesaj te premte ne xhamine e Parruces ne qytetin e Shkodres, per ngjarjet e fundit te lidhura me fene islame.

Imam Sytari:

“Ka perpjekje aspak te ndershme per ta shemtuar madheshtine e shprehjes “Allahu Ekber”.

“Allahu Ekber” fik zjarret dhe nuk mund te jete simbol i shkaterrimit.

Nuk duhet te ndihemi ne faj kur dikush vret me fjalen “Allahu Ekber”, per nje veper qe e denon islami.

Terma si “terrorizmi islamik” i kthejme mbrapsht dhe nuk i pranojme sepse nuk jane tonat.”