
Gjatë Festave të Nëntorit, pikat kufitare po përballen me rritje të ndjeshme të qarkullimit. Në Muriqan, vetëm në 48 orët e fundit janë regjistruar 1276 shtetas shqiptarë me 157 automjete dhe 429 shtetas të huaj që kanë hyrë me 123 mjete.
Edhe fluksi i autobusëve turistikë ka qenë i lartë: 267 turistë të huaj kanë hyrë me 7 mjete, ndërsa në dalje, përmes procedurës së lehtësuar, janë përpunuar 230 të huaj me 6 mjete turistike.
Forcat kufitare po punojnë me staf të shtuar për të siguruar një qarkullim të shpejtë dhe të sigurt përgjatë ditëve festive.




