Moti i trazuar pushton vendin! Policia ka një THIRRJE për të gjithë pushuesit: Mos dilni në det derisa të…!

Policia e Shtetit ka shpërndarë një thirrje për të gjithë turistët në një kohë kur vendi ynë është “pushtuar” nga motit i trazuar dhe me shi.

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, Policia ka kërkuar që të mos dalin në det me mjetet e tyre lundruese deri në qetësimin e motit. 

“Si pasojë e motit të trazuar dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës,“- thuhet në apelin e Policisë.