Ministri Lleshaj njofton qytetarët: Nuk do të merrni shërbime nëse nuk përditësoni gjendjen civile

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se është ndërmarrë iniciativa për regjistrimin e të gjitha të dhënave të qytetarëve në gjendjen civile.

Lleshaj ka thënë që paketa është bërë gati, teksa ka theksuar që qytetarët që nuk bëjnë përditësimin e të dhënave, nuk do të marrin shërbime elementare.

Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.

Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka. Nevoja për ta përditësuar procesin e formimit është e lartë, shqiptarët duhet të regjistrohen plotësisht, por kjo iniciativë synon në inkurajimin e tyre dhe jo në frenimin“, ka thënë Lleshaj.