Meta vizitë në shtëpinë e legjendës Kuqezi, Sabah Bizi, mesazh nipit të tij: Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!

Kryeministri i vendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar mbrëmjen e djeshme edhe legjendën e Vllaznisë, ish-futbollistin Sabah Bizi e familjen e tij.

Meta thotë se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit, edhe ai tepër i talentuar në futboll, të ecë në hapat e gjyshit, për ta bërë sërish të madhe Vlazninë.

STATUSI I PLOTË Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi??????????, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme. Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai. Une dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin. Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!