Meta tregon si i kërkoi Rama takim urgjent: Po çoja vajzën në aeroport dhe u ktheva, e lashë rrugëve

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mbrëmjen e djeshme një episod që ka pasur kohë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin Opinion, Meta ka treguar se teksa çonte vajzën në aeroport Rama i ka kërkuar të takoheshin sepse kishte diçka urgjente.

“E lashë vajzën rrugëve dhe shkova”, tha Meta, duke treguar se në takimet dhe ushtrimin e kompetencave si President ka qenë gjithmonë korrekt.

“Më ka kërkuar, kam qenë duke çuar vajzën në aeroport. I thash e ke urgjente, më tha po. E lashë vajzën rrugëve dhe shkova se jam president”, deklaroi Meta.

Më tej, kreu i shtetit tha se dialogun me Ramën dhe Qeverinë e ka bërë gjithmonë në rrugë institucionale.