Meta nga Shkodra: Çështja e Teatrit Kombëtar, e shenjtë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqiptarët në natën e Kadrit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër.

Presidenti Ilir Meta nuk la pa përmendur “kryefjalën” e ditëve të fundit dhe e cilësoi të shenjtë çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Këtu jam me myftiun para një vendi të shenjtë nuk dua të flas për çështje të tjera, edhe pse çështja e teatrit është e shenjtë se është kombëtare” tha ai.

Gjatë fjalës vendosi theksin te rindërtimi, ku mori shembullin e xhamisë së Parrucës.

“Vizituam Xhaminë e Parrucës, e cila është ribërë dy herë, u shkatërrua në ‘67 por është ribërë. Dhe siç e shohim sot dhe prej shumë kohësh, kjo Xhami u rindërtua ashtu siç ishte. Ndaj edhe një herë dua t’i uroj të gjithë qytetarëve gëzuar këtë natë të paqes së madhe”