Meta kthen për rishqyrtim ligjin për gjendjen civile…

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin  për gjendjen civile.

Kreu i shtetit thotë se një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit.

Për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend.

Kuvendi duhej të vlerësonte hapësira të tjera për të lehtësuar pozitën e shtetasve që kanë shkelur afatin e parashikuar nga ligji, dhe nxitjen e tyre për deklarimin e vendbanimeve siç dhe ligji parashikon.

Ndryshimi në ligjin për gjendjen civile sipas Metës,  shkakton njëkohësisht dhe trajtim të pabarabartë me të gjithë subjektet që deri më sot, në rast vonese, kanë shlyer detyrimin e vendosur me gjobë.

“Për më tepër, krijon dhe paqartësi nëse shfuqizimi i këtij parashikimi ligjor, do të ketë efekte prapavepruese edhe për gjobat e vendosura/evidentuara apo dhe të vjelura para hyrjes në fuqi të këtij ligji, apo jo”, thuhej në një deklaratë të Presidencës.