Meta e Rama ‘paqe” për integrimin, përshëndeten me bërryla e buzëqeshje

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin sot të ftuar të marrin sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë kanë përshëndetur njëri tjetrin, duke takuar bërrylin, dhe jo dorën, si përshëndetja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo është shoqëruar dhe me një buzëqeshje në fytyrë dy drejtuesit por dhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruci. 

Në tryezë eshte dhe kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Presidenti Meta në fjalën e tij nenvizoi zbatimin e kushteve dhe vullnetin politik per te parandaluar krizat e njepasnjeshme.

“Zbatimi i vërtetë i kushteve të cilat kanë ardhur në rritje dhe i detyrimeve të marrëveshjes së stabilizim asociomit duhen marrë më seriozisht. Vetëm një proces i besueshëm ku vullneti politik vihet në shërbim të interesave madhore do të mund të parandalojnë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhet e vendit” nenvizoi presidenti Meta.

 Tema e kësaj mbledhjeje është: “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”.

Këshilli do të mbajë fjalën e hapjes për tia kaluar më pas ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe më pas presidenti Ilir Meta.

Në sesionin e dytë do të mbajnë fjalën Genc Cakaj dhe kryeministri Edi Rama.

Mbledhja vjen në një kohë kur BE ka dhënë aprovimin për çeljen e negociatave me vendin tonë dhe kur maxhoranca dhe opozita kanë dakordësuar marrëveshjen për Kodin e Ri zgjedhor.