Mbrojtësja anësore mes për mes makinës/ Foto nga aksidenti horror në ‘Rrugën e Kombit’ ku humbën jetën dy të rinj nga Tirana…

0
351

Mirditë- një aksident horror ka ndodhur rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.

Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij e për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Siç shihet nga foto, mbrojtësja ka çarë përmes mjetin duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rinjve.

Nga përplasja kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet

pas mesnate në Aksident tragjik në Mirditë. Si pasojë e një përplasje kanë ndërruar jetë pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç.

Drejtuesi i mjetit u transportua për te Trauma në Tiranë.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU