Mali i Zi me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera, Shqipëria në listën e “verdhë”

Qeveria e Malit të Zi ka dalë me një vendim se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, do u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – (Elisa ose ECLIA) , jo më i vjetër se 72 orë.

Test me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Jashtë kësaj liste janë lënë qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja të cilëve do t’i  lejohet hyrja pa test.

Kjo masë e re hyn në fuqi prej ditës së sotme.