Lutja e një nëne me tumor: Nëse vdes nuk di ku do t’i lë dy fëmijët

0
251

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka risjellë në kujtesën e shikuesve historinë e dhimbshme të Shpresës. Shpresa është nënë e dy fëmijëve jetimë, e cila po lufton çdo ditë me sëmundjen e kancerit prej dy vitesh. Shqetësimi i saj i përditshëm janë fëmijët të cilët një ditë për fatkeq rrezikojnë të mbeten krejtësisht vetëm pasi tumori agresiv është përhapur. Shpresa Demetja banon në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë në Tiranës. Bashkëshorti i ka ndërruar jetë para 6 vitesh.

Unë jam Shpresa, kam dy fëmijë, bashkëshortin nuk e kam. Vetë jam e sëmurë, jam me kancer tani më ka prekur edhe në mëlçinë. Kur unë e mora vesh sëmundjen, kam menduar vetëm për fëmijët, jo për veten time. Ku t’i lë unë fëmijët i kam pa shtëpi, jemi me qira. Jam bërë e fortë vetëm për këta fëmijët” shprehet Shpresa e mbytur nga dhimbja.

Marina 17 vjeç dhe Mario 12 vjeç kanë humbur babain para disa viteve, ata po përballen me sfidën për të shpëtuar jetën e nënës së tyre. “Mami është forca më e madhe që na ka mbajtur ne deri tani, ajo është një grua shumë e fortë pavarësisht që ka kaluar shumë, është person i veçantë, është personi më i fortë për mua dhe vëllain.

Babi ka 6 vjet që ka vdekur mbaj mend momente të vështira kur ai u sëmur, nuk më hiqen nga mendja”
“Jeta ka qenë e vështirë për mua, jam rritur pa nënë. Kam jetuar me qira, kisha 9 muaj pa paguar qiranë, burri mu sëmur ai ndërroi jetë. Mjekët thanë nuk kemi çfarë të bëjmë më. Kur e mora vësh për sëmundjen burri mu sëmurë, pronari donte lekët, fëmijët i mori vëllai im në fshat. Kur kam ardhur këtu ka qenë skëterrë edhe këto që shikoni mi kanë dhuruar” shprehet Shpresa. Shpresa vuan me kancer grada e fundit, ajo ka vetëm një dëshire për jetimet e saj. “Dëshira ime është të kem një shtëpi time, kur të iki nga kjo botë të paktën fëmijët t’i lë në një shtëpi, dua që shpirtin ta kem më të qetë”, -thotë duke lotuar Shpresa.
(BalkanWeb)

PËRGJIGJU