LSI zbulon dy emrat që do kryesojnë listen e kandidateve për deputet në Qarkun e Shkodrës…

Levizja Socialiste per Integrim ka zbuluar dy emrat e pare ne listen e kandidateve per deputet ne qarkun e Shkodres. Ato jane ish Deputeti Agron Cela dhe koordinatori i kesaj partie per Shkodres Edmond ndou, lajmin e ka bere te ditur ky i fundit me ane te nje statusi ne rrjetin social Facebok.

Statusi i Koordinatorit Edmond Ndou:

Miqte e mi, se bashku me Agronin do kryesojme listen e kandidateve per deputet ne Qarkun e Shkodres!

Mirenjohje, kenaqesi dhe perulje per vleresimin dhe besimin qe me jepet mua per te perfaqesuar Qarkun e nderuar te Shkodres qe aq shume e dua!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi se bashku me z.Agron Çela gjate takimeve qe zhvilloi te martën ne Shkodër me strukturat e kësaj partie, komunikoi vendimin e forumeve me te larta drejtuese qe krahas z.Agron Çela edhe emri im ishte përzgjedhur se bashku me Agronin, per te kryesuar listen e kandidateve per deputet ne zgjedhjet e 25 prillit!

Ky besim dhe përgjegjësi njëherësh, me obligon me shume për te kontribuar për Shkodrën, qytetin ku u linda, u rrita, u edukova ku punojmë e jetojmë mes gëzimeve dhe halleve te tij! Te qenurit banore te Qarkut Shkoder na bën te ndihemi krenar, na frymëzon dhe na shton besimin për te ecur përpara ! Prandaj dhe e konsideroi privilegj e përgjegjësi te veçante besimin qe kane treguar ndaj kandidaturës sime forumet e larta drejtuese te LSI-se, për te kryesuar listën kandidaturave për deputet te kësaj force politike ne Qarkun e Shkodres, ne votimet e 25 prillit ! Ketë besim e ndaj me te gjithë anëtarët e LSI-se dhe te LRI-se ne ketë Qark, pasi ka qene dhe është mbështetja e tyre e pazëvendësueshme, garancia me e madhe e suksesit tone ne zgjedhje ! Është mbështetja dhe aktiviteti i tyre i përditshëm ne Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Puke dhe Fushe Arrëz, ato qe kane ndikuar e ndikojnë çdo dite qe LSI ne Qarkun e Shkodres te rritet, te forcohet dhe te vlerësohet nge elektorati si forca e besueshme politike qe meriton te votohet ne shumice ! Prandaj jemi shume optimist ne fitoren e padiskutueshme te 25 prillit për “Shkodrën- shtëpinë tone te përbashkët !” Një falënderim nga zemra për te gjithë ata qe na besojne dhe na mbeshtesin ne kete rruge, gjithe bashke ne rrugen e kësaj fitore te shumëpritur për Shkodrën dhe mbare Shqipërinë !

Supriza vjen nga Shkodra