
Nominimi i Liqenit të Shkodrës për t’u shpallur Rezervë e Biosferës pranë programit “Njeriu dhe Natyra” të UNESCO sipas drejtuesve te institucioneve dhe eksperteve te mjedisit deshmon jo vetëm potencialin natyror dhe kulturor të liqenit, por edhe vëmendjen në rritje ndaj ruajtjes së biodiversitetit.
Sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, vitet e fundit është shënuar një përmirësim i dukshëm i gjendjes së ekosistemit.
Ekspertët e mjedisit theksojnë se ekosistemi i liqenit është në ndryshim të vazhdueshëm, i ndikuar si nga kushtet klimatike ashtu edhe nga ndërhyrjet njerëzore.
Krahas peshkimit të paligjshëm, ndotja mbetet një nga problematikat kryesore, zgjidhja e së cilës konsiderohet sfidë për institucionet vendore dhe qendrore.
Liqeni i Shkodrës është një nga destinacionet turistike gjithëvjetore më të frekuentuara në veri të vendit.
Por, sipas ekspertëve, për të ruajtur ekosistemin e brishtë, është domosdoshmëri menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit dhe respektimi i standardeve mjedisore.





