“LB e ka shkátërruar Pd-në”, Topalli réfuzon plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, heq dorë nga kandidimi në listat e Bashës

Pas përzgjedhjes nga baza demokrate për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Jozefina Topalli ka réfuzuar të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Me këtë akt ish-deputetja e Shkodrës  bën automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e proçesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga selia blu.

Në udhëzimin e Partisë Demokratike thuhet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm dhe Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen fazës së dytë.

Jozefina Topalli u shpreh se: “Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka pérçarë e shkátërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.