
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00.
Paralelisht me zhvillimin e seancës, është paralajmëruar edhe një protestë para godinës së Kuvendit. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim.
Për mbarëvajtjen e seancës dhe protestës, Policia e Shtetit ka marrë të njëjtat masa sigurie si në seancën e së enjtes. Perimetri i sigurisë do të jetë i pandryshuar, ndërsa forca të shumta policie do të jenë të angazhuara në zonën përreth Kuvendit.
Në orën 09:00 grupi parlamentar i PD do të mblidhet në seli për qëndrimin që do mbajë në seancë.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme, më pas do të vijojnë me njoftimet, ndërsa pika kryesore e rendit të ditës është projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.




