“Kur shitesh e blihesh”, Marin Mema për situatën në kufi: E vërteta që politika jonë nuk thotë kurrë

0
200

Gazetari Marin Mema ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në Kakavijë nga radha kilometrike e shqiptarëve që presin të kalojnë në tokën helene.

Përmes një postimi në ”Facebook”,  gazetari i cili ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jo në pak raste, ka deklaruar se kështu ndodh, kur nuk ndërton një shtet të fortë.

Sipas Memës, rasti i Kakavijës është treguesi më i dhimbshëm i një realiteti të prodhuar nga politika shqiptare sot e 30 vjet në raport me fqinjët dhe e vërteta për të cilën askush nuk flet kurrë.

”Kështu ndodh kur toleron, pranon, ul kokën, kur ke frikë të japësh përgjigje, kur shitesh e blihesh, kur nuk vendos reciprocitet, por pranon gjithçka… Kur nuk ndërton një shtet të fortë, me dinjitet e krenari. Një shtet që nuk druhet të mbrojë njerëzit e tij, një shtet që di të përgjigjet, të reagojë, madje edhe të kërcasë dhëmbët. Rasti më i fundit në Kakavijë është treguesi më i dhimbshëm i një realiteti të prodhuar nga politika shqiptare sot e 30 vjet në raport me fqinjët ! Kjo është e vërteta për të cilën politika jonë nuk flet kurrë, por është e gatshme ti nënshtrohet pa asnjë kusht”, shkruan

PËRGJIGJU