Kujdes i shtuar shëndetësor në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër…

Shpërndaje

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virozave gjatë sezonit dimëror.

Drejtori i institucionit, Fatjon Hoxha, bën të ditur se janë zbatuar protokolle të posaçme higjieno-sanitare, ndërsa sistemi i ngrohjes funksionon normalisht në të gjitha ambientet, duke garantuar kushte të përshtatshme për banorët.

Përveç reduktimit të daljeve jashtë institucionit, të moshuarit kanë kryer edhe vaksinimin antigripal, si masë parandaluese ndaj infektimeve sezonale.

Shërbimet e ofruara dhe përkujdesi i vazhdueshëm kanë ndikuar pozitivisht në gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të banorëve të moshës së tretë.
Aktualisht, në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër përfitojnë shërbim 65 persona.

Shpërndaje