Kryemadhi nga Shkodra: Rama shfaqje teatrale me rindërtimin dhe fushaten e vaksinimit…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e sotme edhe një takim me strukturën drejtuese të LSI-së në qytetin e Shkodrës.

“Pa rënë tërmeti i 26 nëntorit të 2019, Shqipëria ishte harruar edhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 muaj, shqiptarët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti, mbi 10 mijë familje, vazhdojnë dhe janë jo vetëm të pa stabilizuara por në çadra dhe nuk kanë absolutisht asnjë ndihmë dhe mundësi për ti ndihmuar ata ekonomikisht. Unë dje isha në Kombinat ku akoma dhe sot e kësaj dite pallatet e shembën, i kanë nxjerrë nga shtëpitë, i kërcënojnë por asnjë nuk ka asnjë copë letër ku të shkruhet e zezë mbi të bardhë dhe të thotë se kush është garant për shtëpitë e tyre që do të rindërtohen. Kush do ua rindërtojë shtëpitë. Kush do të jetë firma përgjegjëse që do të marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë së tyre. Dhe në çfarë datë do të hyjnë në shtëpitë e tyre. Ashtu po e njëjta gjë ndodh në Shijak, Maminas, Bubq, Thumanë, Laç e kështu me radhë.

Mjafton të dalësh ose të kërkosh në rrjetet sociale dhe do të shikosh sesi kompania turke që ka ardhur për të ndërtuar shtëpitë në Laç jo vetëm që i kanë lënë pa bukë, jo vetëm që i kanë prerë dritat, por akoma nuk i kanë paguar punën që ato kanë bërë për aq shtëpi sa ato kanë ndërtuar.

Shikojmë shfaqjet teatrale ndonjëherë janë tragjikomike, kur shikojmë që aty ku janë mbi 300 shtëpi të prishura, inaugurohet një apo 2 shtëpi që edhe ato nuk kanë qenë të prishura por është e ndonjë kryetari të rilindjes i cili merr përsipër për të aktruar në ndonjë shfaqje të madhe. Ashtu sikurse shikojmë fasadën tjetër që fillon fushata e madhe e vaksinimit dhe bravo që filloi por problemi qëndron që vaksina më e madhe për shqiptarët është vota më 25 prill kundër varfërisë, papunësisë, arrogancës, talljes që qeveritarët bëjnë me shqiptarët. Ne kemi krijuar një neveri për klasën politike për shkak të asaj që vetë Edi Rama e ka mbarsur opinionin publik me këtë neveri. Dhe faktikisht atë neveri që ai e mbolli në opinion publik ajo po i kthehet në fytyrën e tij. Megjithatë unë dua t’ju bëj thirrje jo vetëm ju sepse ne sot kemi takimin e drejtuesit e lagjeve të qytetit të Shkodrës dhe do të vijmë dhe ditët e tjera në vazhdim për të vazhduar me takimet e tjera në axhendën tona në komuna, në Vaun e Dejës, në Pukë, në bashkinë e Malësisë së Madhe, në Fusharrëz, Bushat, të cilat do të jenë takime që nuk do të jenë thjesht në kuadrin, ky do të jetë takimi i fundit që ne bëjmë kaq të madh.

Që dhe pse kemi tentuar të mbajmë pak distancat, por mesa mora vesh 90% e juaj e kanë kaluar Covid kështu që jemi në një situatë shëndetësore shumë të mirë të gjithë. Me disa të rinj dhe të reja pjesa më e madhe si puna ime pa simptoma. Ndonjë që mund ta ketë kaluar me pak simptoma . dua të them që ne do ti kemi takimet shtëpi më shtëpi. Kokë më kokë me njerëzit. Sepse sot nuk ka nevojë më që ti bindim njerëzit për gabimet që janë bërë nga qeveria, sepse shqiptarët janë më të qartë se ne. Por ne duhet të flasim me njerëzit. Për të treguar se cila është alternativa dhe shpresa që ne iu japim shqiptarëve. Ne kemi një mundësi që është shumë e thjeshtë. Për ne nuk ka rëndësi të bëjmë politikë shumë të madhe. Ndonjëherë kur bëjmë politikë dhe premtime të mëdha kthehemi të pabesueshëm për njerëzit”, theksoi Monika Kryemadhi.