Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, thotë se rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar në vend. Pacienti mori virusin në një udhëtim në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pacienti është mashkull dhe është në gjendje të mirë. Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje”, tha ai.