Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtarin e Apelit Shkoder, Astrit Kalaja

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK për Astrit Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Komisioneri Publik vlerëson, se referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 224, datë 20.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja.