KF Vllaznia prezanton video-analistin e ekipit…

KF Vllaznia dëshiron të njoftojë të gjithë publikun se që prej ditës së sotme, pjesë e stafit të ekipit të parë do të jetë edhe Xhoen Tugu.

Ai do të kryejë rolin e video- analistit, profesion ky që po bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishëm për stafin e një klubi në futbollin modern. Dhe si rrjedhojë, klubi jonë ka zgjedhur të bashkëpunojë me z.Tugu i cili ka marrë edhe liçensën përkatëse nga FSHF dhe tashmë do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Brdariç dhe pjestarëve të tjerë të stafit të ekipit të parë.

Mirë se erdhe në familjen tonë të madhe Xhoen Tugu!🔴🔵