
Është përmbyllur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku në rendin e ditës u votuan dy projektvendime që morën miratimin me shumicë.
- Projektvendimi për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike, deri në 6% për muajin prill 2026.
- Projektvendimi për miratimin e subjekteve që kërkojnë njohjen si posedues jopronarë, si dhe planrilevimin e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit brenda territorit të Bashkisë Shkodër.
Gjatë mbledhjes u trajtuan gjithashtu edhe disa çështje jashtë rendit të ditës.



