“Kemi një vit që punojmë, drafti është gati”, Rama flet për legalizimin e hashashit: Nuk e kemi shpikur ne…

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se sot se pas një viti punë për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia.

Drafti, tha Rama është konsultuar me ekspertët e huaj, ndërsa deklarata e Ramës u bë teksa ishte në një konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Rama tha se kjo nuk është asnjë shpikje shqiptare, por ka ndodhur dhe në vende të tjera para nesh, po ashtu ai tha se shumë shpejt do të kalojë dhe amnistia fiskale.

“Kemi një vit që punojmë, edhe pak edhe do të jetë gati, asnjëherë nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, jemi konsultuar me ekspertë të huaj, por gjëja kryesore që ne bëjmë dhe që na ka dalë ndihmë e madhe është konsultimi me të tjerët.

Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë nga të tjerët. Shumë shpejt drafti do të jetë gati për diskutim publik, ashtu si ai për amnistinë fiskale, që është gati po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare”, theksoi kryeministri.