Jozefina Topalli krijon parti të re…

Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka krijuar një parti të re, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Partia e re do të quhet Lëvizja për Ndryshim.

Prezantimi i saj do të bëhet me  28 tetor në ambjentet e Hotel International Tirana.

Ende nuk dihet kush do jenë themelues të tjerë të kësaj partia.

Më herët, parti krijoi dhe deputeti Myslym Murrizi.