Instagram bie sërish brenda javës…

Instagram ka rënë për herë të dyrë brenda javës. Sipas Downdetector, i cili monitoron statusin e disa prej uebfaqeve më të vizituara në botë, ka pasur 17,273 raporte për mosfunksionim të Instagram-it.

Kjo vjen pas një ndërprerje të madhe në fillim të kësaj jave, e cila preku të gjitha aplikacionet në pronësi të Facebook-ut. Defekti zgjati rreth shtatë orë, duke shkaktuar ndërprerjen më të madhe në historinë e Facebook-ut.