Ilir Beqaj: “Pas 50 vitesh në Vau Dejës, 150 familje kanë një banesë që nuk u rrezikohet shëndeti”…

“Kanë ardhur në Vaun e Dejës para 50 vitesh kur shtëpitë e tokat e tyre janë përmbytur nga krijimi i liqenit të Vaut të Dejës. Kanë jetuar në Baraka të mbuluara me eternit.

Falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare me një investim 900 mijë USD janë vendosur çati të reja duke hequr çatitë e eternitit të rrezikshme për shëndetin dhe janë suvatuar krejtësisht fasadat e jashtme.

https://youtu.be/L4zUfMAjAL8

Janë 150 familje që pas 50 vitesh kanë një banesë që nuk u rrezikohet shëndeti. Falë investimit në ujësjellësin e ri, kanë edhe furnzim 24 orë me ujë të pijshëm dhe ujë të shëndetshëm. Nuk shpenzojnë as energji elektrike për pompat individuale të ujit.

Rritje e ndjeshme e cilësisë së jetesës falë kujdesit të qeverisë.

Kush merret me biznes të vogël, prej 1 janarit ZERO taksë mbi fitimin.

Kush merret me biznes të vogël, i përjashtuar nga TVSH.

Kush është i punësuar nuk paguan taksa për pagën deri në 400 mijë lek.

Kush është i punësuar nuk do të paguhet më pak se 400 mijë lek.

Prandaj ne themi Shqipëria e ardhmja jonë. Vau i Dejës e ardhmja jonë”, shkruan Ilir Beqaj.