IGJEUM jep alarmin për përkeqësimin e motit, ja cilat bashki do të rrezikohen nga përmbytjet…

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEO, nesër (e hënë dt.26) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.25) priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër (e hënë dt.26) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës dhe Vlorë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në shumicën e qarqeve të tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 24 °C; në vendet e ulëta: 15 / 27 °C; në vendet malore: 10 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e diel dt.25) dhe nesër (e hënë dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e diel dt.25) pritet nivel “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve, ndërsa nivel “I ULËT” në qarqet e tjera. Nesër (e hënë dt.26) pritet nivel “S’KA RREZIK” në pothuajse të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).