“I zhgënjyer që ‘Zgjedhorja’ nuk u mbyll me konsensus”, flet amasadori britanik nga Korça: Të ngrihet Gjykata Kushtetuese

Ambasadori britanik, Duncan Norman, gjatë një takimi në Korçë është shprehur se ai ndihet i zhgënjyer që Reforma Zgjedhore nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu theksoi se marrëveshja e 5 Qershorit nuk ka ndryshuar aspak, ndërkohë që kërkoi të jetë prioritet formimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje. Marrëveshja e 5 Qershorit nuk ka ndryshuar aspak. Politikanët  sigurisht duhet të punojnë bashkë për zgjedhje të lira. I zhegënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsesus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe duhet të jetë prioritet formim i saj”.-u shpreh Norman.