I ofenduar nga Macron dhe u përfol se nuk do të luajë për Francën, Paul Pogba sqaron gjithçka

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba, ka mohuar lajmet se nuk do të luajë me Kombëtaren e Francës.

Tabloidet britanike kanë qarkulluar disa lajme pas deklaratës së Macron që shprehej se, “feja islame është burimi i terrorizmit ndërkombëtar”.

Megjithatë diçka të tillë e ka mohuar vetë futbollisti, i cili nëpërmjet faqes zyrtare në Instagram, ka bërë me dije se ky është një lajm i rremë, duke i dhënë fund të gjitha dyshimeve.

POSTIMI I POGBA-s

“ The Sun mashtroi përsëri. Absolutisht 100% lajme të pabazuar mbi mua po qarkullojnë, duke deklaruar gjëra që nuk i kam thënë dhe menduar. Unë jam i tmerruar, i zemëruar, i tronditur dhe i irrituar, disa “media” më përdorin për të bërë tituj totalisht të rremë në temën e ndjeshme të ngjarjeve aktuale franceze dhe duke shtuar fenë time dhe Kombëtaren. Unë jam kundër çdo forme terrori dhe dhune. Feja ime është feja e paqes e dashurisë dhe duhet të respektohet. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajmet, duke abuzuar me lirinë e tyre të shtypit, duke mos verifikuar nëse ato që shkruajnë / riprodhojnë janë të vërteta, duke krijuar një zinxhir thashethemesh pa u kujdesur që ndikon në jetën e njerëzve dhe jetën time. Unë jam duke marrë masa ligjore kundër botuesve dhe shpërndarësve të këtyre 100% Fake Neës. Por hej, duket se e bëtë përsëri dhe me një temë shumë serioze këtë herë, turp për ju! Shkruan Pogba në Instagram.

View this post on Instagram

So The Sun did it again… absolutely 100% unfounded news about me are going around, stating things I have never said or thought. I am appalled, angry, shocked and frustrated some “media” sources use me to make total fake headlines in the sensible subject of French current events and adding my religion and the French National Team to the pot. I am against any and all forms of terror and violence. My religion is one of peace and love and must be respected. Unfortunately, some press people don’t act responsibly when writing the news, abusing their press freedom, not verifying if what they write/reproduce is true, creating a gossip chain without caring it affects people’s lives and my life. I am taking legal action against the publishers and spreaders of these 100% Fake News. In a quick shout out to The Sun, who normally could not care less: some of you guys probably went to school and will remember how your teacher said to always check your sources, don’t write without making sure. But hey, seems you did it again and on a very serious topic this time, shame on you! #fakenews #AllezLesBleus @equipedefrance

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on