VIDEO/ Vau-Dejës, fermerët në protestë: nuk morëm naftë falas…

Disa fermerë të bashkisë Vau Dejës protestuan pasi kanë mbetur jashtë skemës së subvencionit të naftës që jep Ministria e Bujqësisë. Ata kanë aplikuar dhe i ka ardhur njoftimi se janë shpallur fitues por më pas nuk i është dhënë e drejta për ta marrë naftën falas.

Arben Muriqi është një tjetër fermer i cili në vitin 2013 la emigracionin për të investuar në bujqësi por nga vitit në vit thotë situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndërsa edhe ai nuk është subvencionuar me naftën falas edhe pse punon 100 dynym tokë.

Në mbështetje të kësaj proteste të fermerëve të Vau Dejësit ishte edhe deputeti i PD Zef Hila i cili akuzoi ministren e bujqësisë për abuzimet me subvencionin e naftës.

Për disa minuta protestuesit bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë duke lënë të bllokuar automjetet dhe motorrët. Pasi protestuesit u larguan qarkullimi vijoi normalisht.