Hava Maloku, shqiptarja e vetme pjesë e rrjetit të famshëm social, LinkedIn…

Hava Maloku, e vetmja shiptare e punësuar në platformën e famshme digjitale LinkedIn në SHBA, me mbi 14 vjet eksperiencë pune në drejtim te marketingut digjital në kompani të ndryshme botërore, duke përfshirë 6 vitet e fundit në LinkedIn, në një intervistë për Buletinin Ekonomik, ka rrëfyer për këtë rrjet social që është kryesori në botë për profesionistët, por edhe për benefitet e kësaj platforme për punëkërkuesit dhe bizneset.

Blendrita Avdiu

Hava Maloku, e lindur në Gjilan dhe e shkolluar pjesërisht në Prishtinë, dhe pastaj për të vazhduar shkollimin e lartë deri në doktoraturë në universitete prestigjioze të SHBA-së, me 14 vjet përvojë pune në drejtim të marketingut digjital dhe në 6 vjetët e fundit në LinkedIn-in e famshëm, si e vetmja shqiptare në këtë platformë të njohur digjitale, në një intervistë për Buletinin Ekonomik, flet për karrierën e sajë goxha të bujshme, për LinkedIn, rrjetin social kryesor në botë për profesionistët, por edhe për benefitet e kësaj platforme për punëkërkuesit dhe bizneset.

“Rinia kosovare ka filluar ta shfrytëzoj me të madhe këtë rrjet social sidomos në vitet e fundit. E di kur e kam krijuar profilin tim në vitin 2008 nuk ka pasë shqiptarë fare në platformë. Kanë filluar ngadalë të shtohen në fillim shqiptarët në diasporë e mandej edhe ata në Kosovë. Por sidomos vitet e fundit mendoj që janë vetëdijsu shumë për benefitet e të qenurit pjesë e platformës. Duke marrë parasysh që është rritë numri i përdoruesve, kam pa që japin edhe rekomandime në gjuhën angleze që ta kuptojnë të gjithë anëtarët e platformës. Kjo është për tu duartrokitur. Të qenurit pjesë e LinkedIn është sidomos e rëndesishme nëse kërkon punë për tregun e jashtëm, qoftë ajo edhe duke punuar nga Kosova”, ka rrëfyer në intervistën për Buletinin Ekonomik, Hava Maloku, me një eksperiencë impresive të fokusuar në teknologji (HTML/Web Design, SQL) dhe marketing digjital në fusha të ndryshme si PPC, Email, SEM etj.

Intervistën e plotë të Buletinit Ekonomik me Hava Malokun, mund ta lexoni në vijim:

Buletini Ekonomik: Zonja Maloku, jeni ndër shqiptaret e vetme që punoni në LinkedIn, si menaxhere e marketingut, a mund të na përshkruani rrugëtimin tuaj drejt këtij suksesi?

Hava Maloku: Pas përfundimit të gjimnazit kam fituar një bursë për studime në “Graceland University” që gjindet në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për tri vite kam përfunduar dy drejtime në fakultet: Marrëdhenie të Biznesit dhe Biznes Internacional me orientim në Teknologji Informative. Pasi përfundova studimet në Ioëa vendosa me vazhdu më tutje me magjistraturë. Për studimet e masterit vendosa të ndryshoj vendbanim dhe të shkoj diku në një qytet me perspektivë më të madhe. Masterin në Biznes dhe Administrim (MBA) e kam përfunduar në “University of San Francisco” dhe me të përfunduar kam filluar me punë në San Francisko. Doktoraturën e kam përfunduar në “Golden Gate University” në drejtimin e Marketingut gjatë kohës që kam punu. Doktoratua nuk është që më ka hy shumë në punë për karierën time, por ishte ma tepër si ëndërr e kahmotshe që kam dashtë me realizu. Kam mbi 14 vjet eksperiencë pune në drejtim te marketingut digjital në kompani të ndryshme botërore, duke përfshi 6 vitet e fundit në LinkedIn.

Buletini Ekonomik: Si ka filluar karriera e juaj, nga hapat e parë deri më tani?

Hava Maloku: Në fillimet e para të karierës kam punuar për disa startups në fushën e edukimit dhe financave si “Quinstreet” dhe “Adchemy”. Pastaj kam ndërruar produktin dhe kam vazhduar të punoj për “Expedia”, që eshtë një nga brendet kryesore të udhëtimit në botë. Kam punuar edhe shkurt për një kompani në fushën ligjore të quajtur “Legalzoom” dhe se fundi në “LinkedIn”. E tërë eksperienca ime është e fokusuar në teknologji (HTML/Web Design, SQL)dhe marketing digjital në fusha të ndryshme si PPC, Email, SEM etj.

Buletini Ekonomik: Si është të punosh në LinkedIn, në njërin prej rrjeteve sociale të punës më të madhin në botë?

Hava Maloku: LinkedIn eshtë rrjeti social kryesor në botë për profesionistët. Me fjalë të tjera është një platforme digjitale që ju ofron anëtarëve të tyre të krijojnë faqen personale ku mund ta paraqesin një lloj pasqyre profesionale për veten. Aty përfshihen edukimi, eksperienca e punës, rolet, aftësitë e tyre, rekomandimet dhe arritjet. Ata gjithashtu mund të bëhen pjesë e grupeve të ndryshme ku disktutohet për tema të caktuara që kanë interes, mund ti ndjekun faqet e kompanive apo shkollave që ju interesojnë. Në përgjithësi eshtë një platforme ku mund të gjejnë pune, të krijojnë kontake dhe të lidhen me profesionistë e kompani nga me të ndryshmet. LinkedIn ka mbi 830 milion anëtarë nga 200 vende të botës. Prej tyre 85 mijë janë në Kosovë dhe 430 mijë në Shqipëri. Sa i përket bizneseve, mbi 58 milion biznese kanë faqe në Linkedin dhe mbi 120 mijë shkolla. Në Kosovë kemi 555 biznese ndërsa në Shqipëri 6600. Arsye pse ekziston kjo diferencë kaq e madhe e anëtarëve midis Shqipërisë dhe Kosovës është se në fillim Kosova ska ekzistu si shtet në LinkedIn prandaj njerëzit e kanë zgjedhë Shqipërinë si shtet. Tash që Kosova ekziston si shtet në platformë anëtarët mund ta ndërrojnë shtetin direkt në profilin e tyre. Sa i përket të hyrave LinkedIn gjeneron 11.5 miliard dollarë. Nëse i shiqojmë statistikat, 50 milion njerëz kërkojnë puna çdo javë, 122 milion njerëz kanë pasë të paktën një intervistë përmes LinkedIn, 95 aplikacione krijohen çdo second dhe 3 njerëz punësohen çdo minutë. Sa i përket rolit tim, unë menagjoj produktin më të madh në LinkedIn, LinkedIn Premium. Me fjalë tjera e managjoj marketingun online përmes emailës dhe ëeb faqeve për Linkedin Premium. Premium është një produkt me pagesë ($29.99 për muaj) që i shtohet profilit dhe si rezultat anëtari me premium ka qasje në LinkedIn Learning ku mund të ndjekë klasa online duke marre parasysh librarinë prej me shumë se 15,000 klasa. Gjithashtu ka mundësi me dërgu mesazhe edhe anëtarëve që nuk janë pjesë e shoqërise, ka mundësi në mënyrë anonime ti shiqoj profilet e anëtarëve te tjerë dhe kur të bëjnë aplikimin për punë e kuptojnë se ku radhiten në krahasim me aplikuesit e tjere. Psh Top 10% do të thotë je në top 10% e anëtarëve me të kualifikuar prej të gjithëve që kanë apliku. Roli që kam ka përgjegjesi të madhe, vetëm në një jave kam dërguar mbi 130 milion emaila anëtarëve. Që do të thotë se kujdesi duhet të jetë maksimal që gjithçka të jetë korrekte se ndikon në tërë brendin e kompanisë.

Buletini Ekonomik: Cilat janë benefitet e kësaj platforme për punëkërkuesit dhe bizneset?

Hava Maloku: Sa i përket benefiteve për punëkërkuesit mund ti ndajmë në disa pika: • Eskpozim ndaj menagjerëve të punësimit dhe rekrutuesve; 93% e rekrutuesve e perdorin Linkedin

  • Ndihmon në krijimin e brendit personal në internet ku mund të shfaqesh si rezultat i kerkimit në Google
  • Ndihmon në demonstrimin e njohurive, besueshmërisë dhe ekspertizës. Këtu hyjnë: o Rekomandimet – ekspertë të tjerë mund të ju rekomandojnë për aftësitë e tua që e rrisin besueshmërinë në profilin tënd. o Lidhjet tua (Netëorking) o Projektet • Linkedin mund të përdoret edhe si mjet kërkimi për: o Kompanitë o Intervistuesit o Menaxherët e punësimit • Rrjet i punëve të ndryshme o Mundësi me apliku për puna online dhe on-site. Çdo second ka 95 aplikime për punë në LinkedIn dhe 3 persona pranohen ne punë të ndryshme. • Mundësi me i ndjekë kompanitë të ndryshme dhe me qenë në rrjedha me të gjitha aktivitetet që ato i zhvillojnë • Mundësi me u bashku me grupe të ndryshme të industrive qe ju intersesojnë. Këtu përfshihen edhe mundësitë për diksutime në tema të ndryshme. Sa i përket benefiteve që bizneset kanë në krijimin e një faqeje në LinkedIn mund ti ndajmë në disa pika: • Ndihmon të lidhesh me furnizues, distributor dhe partner strategjik • Mundëson njohjen e kompanisë suaj nga njerez të rëndomtë dhe kliente potencial. Kjo sidomos vlen per kompani te vogëla dhe startups. • Ndihmon në zgjedhjen e punëtorëve të kualifikuar • Ndihmon në sjelljen e trafikut në ëeb faqen tuaj. • Ndihmon në marketingun e produktit tuaj • Ua mundëson anëtarëve të ndjekun me anë të “follow”dhe të ndihmon në rritjen e listës suaj të marketingut me email.

Buletini Ekonomik: A mendoni se bizneset dhe punëtorët në Kosovë nuk janë sa duhet të informuar rreth përparësive që ka të qenit pjesë e këtij rrjeti social?

Hava Maloku: Unë mendoj që ka shumë biznese në Kosovë që janë mjaft të informuar për këtë rrjet social dhe përparësive e të qenurit pjesë e tij por ka edhe shumë prej tyre që nuk janë. Shpresoj që kjo intervistë do tju ndihmoj ti kuptojnë përparësitë që i ka ky rrjet sidomos për kompanite që e synojnë tregun ndërkombëtar.

Buletini Ekonomik: A mendoni se janë duke e shfrytëzuar të rinjtë në Kosovë sa duhet këtë rrjet social?

Hava Maloku: Rinia kosovare ka filluar ta shfrytëzoj me të madhe këtë rrjet social sidomos në vitet e fundit. E di kur e kam krijuar profilin tim në vitin 2008 nuk ka pasë shqiptarë fare në platformë. Kanë filluar ngadalë të shtohen në fillim shqiptarët në diasporë e mandej edhe ata në Kosovë. Por sidomos vitet e fundit mendoj që janë vetëdijsu shumë për benefitet e të qenurit pjesë e platformës. Duke marrë parasysh që është rritë numri i përdoruesve, kam pa që japin edhe rekomandime në gjuhën angleze që ta kuptojnë të gjithë anëtarët e platformës. Kjo është për tu duartrokitur. Të qenurit pjesë e LinkedIn është sidomos e rëndesishme nëse kërkon punë për tregun e jashtëm, qoftë ajo edhe duke punuar nga Kosova. Rinia jonë është mjaft e aftë për tregun ndërkombëtar. Shumica e tyre e zotërojnë gjuhën angleze dhe kanë pregatitje të duhur akademike dhe profesionale. Unë njoh shumë persona që punojnë nga Kosove për kompani të ndryshme në Evropë dhe Amerikë. Sa i përket atyre që ende nuk dinë se nga të fillojnë këshilla ime është të krijojnë një profil në Linkedin dhe një portfolio online ku pasqyrohet ne detale projektet që i kanë realizu, CV-ja, dhe rekomandimet nga kolegë apo klientë. Punëdhënësi dëshiron kredibilitet dhe sa ma shumë dëshmi e rekomandime që ke aq më lehtë e merr një punë. Këshilla e dytë eshtë të fokusohen me një drejtim dhe të bëhen ekspert në atë fushë. Kuptohet ajo nuk ndodh për një kohë të shkurtë. Malcom Gladëell ka thënë shumë mirë në librin e tij “Outliers” që në mënyrë që të bëhesh ekspert në një fushë të duhen me i pase mbi 10 000 orë praktikë dhe ka marrë shembull Bill Gates para se ta krijon Microsoftin ka punu 10,000 orë në programim. Si përfundim është një punë e gjatë por jo e pa-arritshme.

Buletini Ekonomik: Aktualisht, jeni në Kosovë dhe ju kemi parë të merrni pjesë në një aktivitet të Odës Ekonomike Gjermane me biznese të ndryshme. A ishte pjesë e diskutimeve edhe LinkedIn, dhe si e pate ju qasjen e bizneseve karshi këtij rrjeti?

Hava Maloku: Jo LinkedIn nuk ishte pjese e diskutimeve në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane. Unë isha e ftuar si mysafire speciale nga Drejtoresha e Odës Nora Hasani. Por me të vërtetë kam kaluar shumë mirë dhe arrita me bisedu me shumë biznese gjermane që ishin të interesuara të investojnë në Kosovë. Shumë prej tyre kishin edhe pyetje për Kosovën dhe popullin e saj që me kënaqësi ma te madhe ju kam përgjigjur. Ishte shumë interesante edhe për mua me pa Kosovën prej nje prizmi tjetër dhe me i pa për së afërmi shumë iniciativa inovative ne Innovation and Training Park (ITP) në Prizren dhe me vizitu SOËI në Shalë të Bajgorës dhe kompaninë e paneleve solare ”Jaha Solar” në Fushë Kosovë. Me të vërtetë jam shumë krenare për punën që po e bëjnë këto dhe shumë biznese tjera kosovare e që shumë prej njerezve në Kosovë as që janë të informuar.

Buletini Ekonomik: Nga këndvështrimi i një eksperteje të LinledIn, si e shihni në përgjithësi situatën e fuqisë punëtore dhe bizneseve në Kosovë, a mendoni se po përcjellen trendet globale në fushën e rekrutimit edhe tek ne?

Hava Maloku: Mendoj që me të vertetë ka ndërru sidomos viteve të fundit. Edhe bizneset edhe fuqia punëtore po i percjellë trendet botërore në fushën e rekrutimit. Rinia kosovare sot flet shumë mirë gjuhën angleze, është ne rrjedha se cka po ndodh jashtë Kosovës dhe po pregatiten edhe për treg ndërkombëtar. Njoh personalisht shumë të tillë që punojnë per kompani të njohura prej Kosove. Këtë e bëjnë vetëm pse janë duke ec me kohën dhe duke mësuar dita ditës, po i vendosin vetes qëllime të larta dhe po krijonë një netëork të pasur që po I ndihmon të përparojnë./Buletini Ekonomik/