Grupi Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin si kryetare, ja me kë e zëvendëson

Grupi Parlamentar Demokrat ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare.

Mësohet se në vend të Hajdarit është vendosur deputeti opozitar, Myslim Murrizi.

Ky vendim vjen pas debateve për Reformën Zgjedhore, pasi deputetët e opozitës kërkojnë lsita të hapura dhe janë kundër reformës që po bëjnë palët, ku pjesë e tryezës është edhe deputetja Hajdari.

Vendimi për shkakrimin e Hajdarit është marrë nga Grupi Parlamentar Demokrat dhe i është dërguar sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.