Grevë urie në burgun e Reçit/ Rreth 100 të dënuar refuzojnë ushqimin…

Të dënuarit në burgun e Reçit, Shkodër janë ngritur në grevë urie për shkak se nuk lejohet takimi me familjarët. Rreth 100 të burgosur kanë refuzuar të ushqehen dhe kërkojnë takim me të afërmit e tyre.

Ndalimi i kontaktit me të afërmit është për shkak të situatës së pandemisë. Burime bëjnë me dije se do të kërkojnë të hiqen masat drastike ndërkohë që do të vijojë greva, e cila vijon prej dy ditësh.