Gjykata Tiranës pushon çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri…

Gjykata e Tiranes ka pushuar hetimet ndaj ish kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

I zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.

Ndërkohë pas disa muajsh hetime Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.