Gazetari tregon shtetin ku Policia dyshon se ndodhet Ervis Martinaj…

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ky i fundit është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se zyrtarë të policisë, por edhe politikanë kanë lidhje me bizneset e Ervis Martinajt.

“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martin ajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.

Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, theksoi gazetari.

Ervis Martinaj kërkohet nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizua për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.