Gazetari Artan Hoxha nxjerr arkën me para/ Mallin e ngarkova vetë, pagesën e kanë marrë ata lart…

Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto, ku shihet me një arkë me para dhe ka ironizuar për kapjen e drogës në portin e Durrësit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se “mallin” e ngarkoi me duart e tij dhe do të vijë në portin e Durrësit.

Ai nuk tregon një datë të mbërritjes, por thotë se pagesën e kanë marrë persona me pushtet dhe policët e portit nuk dinë asgjë.

Gazetari ironizon Qeverinë dhe deklaron se në Kolumbi “malli” shitet me 1790 dollarë për kilogramë, ndërsa në portin e Durrësit pazari shkon shtrenjtë.

Shpërndaje