Furgoni i pasagjerëve në Lezhë përfundon në përrua, nuk raportohet për të lënduar…

Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë, Lezhë pasditen e sotme. Bëhet me dije se mjeti ka përfunduar në përrua pas humbjes së kontrollit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena, i cili më pas ka rrëshqitur, duke rënë në ujë.

Ambulanca dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku këta të fundit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe  shkaqet e aksidentit.