“Fund radhëve e korrupsionit”, Rama: Nga 1 maji nuk do të ketë më sportele fizike…

0
97

Nga 1 maji nuk do të ketë më sportele fizike në Republikën e Shqipërisë. Kështu njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në eventin ku njofton kalimin e shërbimeve publike online.

“Teknologjia dhe pajisjet elektronike janë të njëjta si këtu si në vendet e zhvilluara, mjafton të dish dhe të organizohesh për ta vënë në punë. Dhe sot ky është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët, të cili nuk kanë nevojë as të njoh njeri as të flas me njeri, pasi mjafton të hyjë këtu dhe të bëjë aplikimin për të gjithë shërbimet e gamës shtetërore.

Janë vetëm një numër i vogël shërbimesh që do të vijojnë ende me sportele, në Gjendjen Civile p.sh nga 590 sportele do të mbeten 150, sepse nuk e kemi arritur akoma kohën kur martesat të bëhen me e-albania dhe betimi para noterit të bëhet online, prandaj duhet të jenë të dyja palët fizikisht

Jemi në një fazë kur përmbyllin një pjesë të konsiderueshme revolucionit digjital dhe i japim një shtytje më larg korrupsionit në shërbime, pjesa tjetër është se nuk do të iki njeri nga puna, të gjithë do të vijojnë punë po do të bëjnë një punë tjetër. Në vend të marrjes në pyetje dhe torturimit të qytetarëve, do të merren me plotësimin e dokumenteve online” tha Rama.

PËRGJIGJU