‘Evropa t’i jetë mirënjohëse Turqisë për grurin’, Putin falenderon Erdogan…

Presidenti rus, Vladimir Putin ka falënderuar personalisht të premten homologun turk, Recep Tayyip Erdogan për marrëveshjet mbi eksportimin e grurit.

Gjatë takimit kokë më kokë të zhvilluar në Soçi, Putin nënvizoi se gruri që po eksportohet nuk është vetëm ai ukrainas, por edhe ai rus, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.

Ndër të tjera, kreu i Kremlinit deklaroi se Evropa duhet t’i jetë mirënjohëse Turqisë për blerjen që ajo i bën gazit rus përmes gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

“Për shumë vende janë veçanërisht të rëndësishme vendime të tilla, të cilat kanë ndodhur me përfshirjen tuaj të drejtpërdrejtë. Për këtë dua t’ju falënderoj”, theksoi Putin.

Takimi i të premtes mes dy liderëve është i dyti brenda një muaji. Ankaraja ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj Moskës.