Eventi i boksit, Shkodra vlerëson “natën e kampionëve”…

“Nata e kampionëve” ishte eventi i boksit që dhuroi emocione gjatë fundjavës në Shkodër.

Pas aktivitetit kryebashkiaku Bardh Spahia priti presidentin e federatës së Boksit Florend Kalivopulli, trajnerin Zef Gjoni me kolegët e tij si dhe boksierët pjesëmarrës, duke i përgëzuar për fitoret e arritura.

 “Sukseset dhe rezultatet tuaja janë edhe një pikë referimi për moshat e reja, diçka që është shumë e rëndësishme për këtë bashki, përtej problematikave të jashtëzakonshme që ka”, deklaroi Spahia.

Boksi mbetet një prej krenarive të Shkodrës, duke regjistruar vetëm suksese dhe trofe në këto 25 vjet. Këtë vit në Shqipëri do të organizohet Kampionati Ballkanik i boksit dhe kryebashkiaku Spahia kërkoi që Shkodra të jetë qyteti mikpritës i këtij eventi të rëndësishëm.