Erdogan letër Albin Kurtit: Rishikoni vendimin për ambasadën në Jerusalem…

Kosova duhet të rishikojë hapjen e ambasadës së Jerusaelm. Kjo është kërkesa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në letrën  e urimit që ai i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti.

PRESIDENTI I TURQISË

“Turqia, si gjithmonë do të jetë në krah të popullit vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, e di se edhe ju keni, gjithashtu, shqetësime në lidhje me çështjen e ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem. Mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.”

Vendimin e Prishtinës për hapjen e ambasadës në Jerusalem e ka kritikuar fort edhe Bashkimi Evropian duke theksuar se dëmton aspiratën për integrimin. Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni online zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.