EMRAT/ Atentati ndaj 2 policëve në Vlorë, identifikohet autori me 3 emra…

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentatit ndaj 2 policëve mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Në kërkim është shpallur Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se 37-vjeçari në lagjen “Partizani” qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së dy efektivëve Anxhelo Breshani dhe Narko Mehmetaj.

Autori drejtonte makinën “Volkswagen” në momentin që qëlloi me armë në drejtim të mjetit “Audi” ku ndodheshin efektivët.

Ndërkohë është sekuestuar nga policia mjeti i përdorur në atentat.

Mbi 37-vjeçarin rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.