Emiratet Bashkuara Arabe 3 milionë euro ndihma Shqipërisë

Emiratet Bashkuara Arabe janë solidarizuar me Shqipërinë, e cila po përjeton një situatë dramatike, ku shumë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Agjencia e lajmeve e Emirateve të Bashkuara bën me dije lajmin, ndërsa njofton se do të dërgojë 3 milionë euro në ndihmë të të prekurve. “Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emirat e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milion euro” shkruhet në “Twitter”.