Edona Bilali: “Ishte një nder i veçantë të takoja ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj.Yuri Kim”…

Ishte një nder i veçantë të takoja ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj.Yuri Kim. Takimi dhe diskutimi kontruktiv më dha energji pozitive.

Para disa ditësh u festua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Investitorë të rëndësishëm nga vendi mik i shqiptarëve kanë nënshkruar së fundi një marrëveshje në fushën e energjisë duke e dhënë sinjalin që Shqipëria është një pikë strategjike në Ballkan. Ky është edhe vizioni im për Shkodrën: një qytet që krijon prosperitet ekonomik nëpërmjet investitorëve të huaj dhe klimës së mirë të biznesit”, shprehet Bilali.