Edi Rama i prerë: Godina e Teatrit Kombëtar do të shembe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot para gazetarëve se Shqipërisë i duhet një teatër i ri kombëtar, ndërsa shtoi se godina aktuale duhet të shembet sa më parë.

Sipas tij, Shqipëria meriton një teatër të ri me kushte bashkëkohore.

Ai foli edhe për kritikat e bëra nga shoqëria cilivie dhe nga Presidenti i Republikës, i cili bëri thirrje që godina të mos preket, dhe në rast mosreflektimi, Ilir Meta theksoi se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur, tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit  që duhet të pyesin për të kërkuar hapa mbrapa.  Jam i pari që e kam thënë prej vitit 1998-99, që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Te gjithë kanë të dejtë për opinionet e tyre, por në fund vendos shumica dhe ne jemi shumica”,  tha ai.