E FUNDIT/ Yuri Kim ultimatum palëve politike për Reformën Zgjedhore: Duhet të përfundojë brenda 31 majit!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas tryezës së sotme për Reformën Zgjedhore, ku kërkon që marrëveshja mes palëve poltike të arrihet brenda datë 31 maj ashtu siç premtuan.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni” shkruan Yuri Kim.