E FUNDIT/ Basha rikthen në Partinë Demokratike Eduard Halimin…

3 vjet pas largimit nga skena politike, ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi kthehet në Partinë demokratike.

Në datën 3 mars kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka emëruar Eduard Halimin në postin e koordinatorit të posaçëm politik për zgjedhjet e 25 prillit.

Halimi do të ketë në fokus të punës së tij të gjithë problematiken e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.

Eduard Halimi u zgjodh deputet në Berat në zgjedhjet e vitit 2017, por pak muaj më vonë në shkurtin e 2018 ai dorëzoi mandatin duke deklaruar tërheqjen nga jeta politike.