E FUNDIT/ Basha: Edi Rama prishi marrëveshjen e Reformës Zgjedhore…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore mes PS-PD-LSI.

Pas deklaratës së Edi Ramës se Partia Socialiste do të pranojë hapjen e listave, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp nga selia blu duke akuzuar kryesocialistin për dështimin e marrëveshjes.

Sipas tij, Kryeministri Rama i frikësohet humbjes nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Tmerri dhe ankthi i Edi Ramës për humbjen e pushtetit me zgjedhje të lira dhe të ndershme ka kohë që manifestohet me gjuhën e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka patur as Ramiz Alia. Rama do të thyejë rekordin e Kryeministrit në ikje më të tmerruar. Edi Rama sot ka prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, marrëveshje për të cilën u investuan forcat politike